auto 44444416058153091 560x412 - Grumbulloi para për shërimin e saj, Labinot Tahiri flet mes lotësh pas vdekjes së Valentina Ibrahimit


Labi flet i trishtuar pas vdekjes së Valentina Ibrahimit.

24-vjeçarja Valentina Ibrahimi nga Ferizaj, e cila ishte diagnostikuar me leukemi akute nuk mundi t’i përballojë sëmundjes.

Ajo ka ndërruar jetë sot në Turqi, ku edhe ishte duke marrë trajtim për këtë sëmundje.

Për të grumbulluar para për shërimin e saj ishte angazhuar edhe këngëtari Labinot Tahiri, i cili për dy ditë me radhë ishte në krye të aksionit për t’i dalë në ndihmë Valentinës.

Ai e mori me pikëllim lajmin për vdekjen e Valentina Ibrahimit, ndërsa përmes një videoje ‘live’ në Facebook foli me shumë dhimbje.

Këngëtari, i emocionuar falënderoi të gjithë ata që dhuruan për shërimin e Valentinës, e cila nuk e përballoi sëmundjen.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.