capture 1536591201 34437291 560x347 - Hajnat filmohen duke vjedhur pako të cigareve në Ferizaj

“Kallxo” ka siguruar disa video në të cilat shihen dy persona duke thyer derën e një lokali në Ferizaj.

Pronari i lokalit tha për kallxo.com se lokali i tij është thyer me 1 shtator rreth orës 3:30.

Sipas pronarit, hajnat në lokalin e tij kanë vjedhur vetëm pako të cigareve. Në video shihen personat duke thyer derën e lokalit dhe duke vjedhur pakot me cigare të cilat gjenden në lokal.

Pamjet janë të filmuara nga kamerat e sigurisë në lokal.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.