Disa persona janë futur me forcë në një vilë në fshatin Jezerc të Ferizajt, pasditen e djeshme rreth orës 18:30, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj bëjnë të ditur se pronari i kësaj vile ka raportuar se hajnat aty kanë vjedhur një pistoletë pneumatike (ajrore), model Walther, e kalibrit 4-5 mm, një TV dhe një shpuese – Aku.
Sinjali mëson se prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti që është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.