auto hot poseta15153203461 560x416 - Hajnat ia vjedhin çantën me dokumente dhe afër 400 euro qytetares në Ferizaj

Një person i dyshuar ia ka vjedhur çantën e krahut një qytetares në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së diel, ndërsa qytetarja e ka njoftuar Policinë e Kosovës për ngjarjen.

“Viktima kosovare ka raportuar se një i dyshuar i panjohur, me forcë i ka grabitur çantën e krahut, në të cilën kishte dokumente personale dhe rreth 370 euro para të gatshme”, thuhet në raportin e policisë, transmeton lajmi.net.

Bazuar në njoftimin e policisë, rasti është ende duke u hetuar.