Në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj, HANDIKOS ka nisur shpërndarjen e 405 maskave mbrojtëse për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilat ndër të tjerash përçojnë mesazhin kundër dhunës së fëmijëve në çdo mjedis.
‘’Më duaj, më mbroj’’, ‘’Mos bërtit, unë marr vesh me fjalë’’, ‘’Unë mbroj fëmijët’’, janë disa nga thëniet kuptimplota nëpër maskat mbrojtëse, përmes së cilave synojmë ndërgjegjësimin e shoqërisë kundër dukurisë negative, dhunës.
Tashmë kur procesi mësimor ka filluar, fëmijët me aftësi të kufizuara do u përmbahen edhe më lehtë masave esenciale mbrojtëse duke mbajtur maskat e tyre plot ngjyra e kuptim.
HANDIKOS para disa javësh kishte bërë edhe shpërndarjen e 12 pajisjeve teknologjike – tabletë për fëmijët me aftësi të kufizuara të grupit avokues ‘’Hëna’’ në këto komuna, me qëllim lehtësimin e pjesëmarrjes së tyre nëpër aktivitete të ndryshme virtuale.
Intervenime të tilla po mundësohen në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset’’, i cili mbështetet nga Save the Children dhe SIDA Suedeze, ndërsa implementohet nga HANDIKOS.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.