“Hanibali i nëntokës” me tekst të dramaturgut bullgar Hristo Boytchev dhe regji të Fatlum Hazirit, vjen këtë të premte premierë në teatrin “Adriana” në Ferizaj.
“Hanibali i nëntokës” është një shfaqje e rikontekstualizuar e temave socio-politike që nga pre historia deri më tani. Problemet globale janë të inkorporuara dhe të paraqitura në rrethana dhe dimenzione të ndryshme.
“Me këto probleme është i ballafaquar dhe ballafaqohet çdo ditë spektatori shqiptarë”, shkruhet në njoftim.
Në këtë shfaqje luajnë: Mevlan Saraqi, Ali Krasniqi, Edona Berisha Bekteshi, Jajush Ramadani, Urata Shabani dhe Dashuri Rexhepi.
Shfaqja ështe e përkrahur nga “Drejtoria për rini Kulturë dhe Sport” në Ferizaj dhe e financuar nga “Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve”. Shfaqja është produksion i teatrit “Adriana” në Ferizaj
Premiera do të mbahet me datën 15 shkurt 2019, duke filluar nga ora 20:00. Repriza shfaqet më 16 shkurt, duke filluar nga ora 20:00. Hyrja është gratis.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.