36563436 1847216948657465 77050974555865088 n 560x416 - Hapet qendra e shoqatës Down Syndrome në Ferizaj

Paraditen e sotme, në një ceremoni të organizuar nga Shoqata Down Syndrome në Ferizaj, u hap qendra e kësaj shoqate në Ferizaj. Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha, drejtoresha e Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku si dhe përfaqësues të tjerë nga institucione të tjera lokale, të sigurisë, kujdesit social, shoqërisë civile si dhe prindër të personave me sindromën Down.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në hapje të kësaj qendre u shpreh se Komuna e Ferizajt, gjegjësisht qeverisja e re është e vendosur të përkrah aktivitete e organizatave komunitare, si në rastin e shoqatës Down Syndrome Kosova, duke siguruar financimin e aktivitetit të tyre dhe bashkëpunimin në nisma të ndryshme sociale.

“Shpreh kënaqësinë që jam në një ngjarje të tillë e cila në këto 6 muaj të mandatit tim qeverisës, është ngjarja më e veçantë. Është ngjarja më e veçantë për faktin se jo çdo herë ne në politikë e kuptojmë drejtë të qenurit prind i fëmijëve me sindromën Down. Unë me të marr përgjegjësitë e Kryetarit të Komunës, jam munduar që sadopak të jem nën lëkurën e prindërve që kanë fëmijët me sindromën Down dhe pa asnjë fije dyshimi dhe diskutimi qysh në takimin e parë, pavarësisht faktit dhe rrethanave në të cilat gjendet Komuna e Ferizajt në aspektin financiar, nëse për diçka kam vendosur pa hezitim e për të gjetur mundësinë për t’i shërbyer dikujt, pa hezitim, jemi vënë në shërbim të Down Syndrome Kosova për të mbështetur këta fëmijë dhe këto familje sepse konsideroj se është përgjegjësi e jona, bartës të institucioneve publike që në radhë të parë të kuptojmë të qenurit prind dhe familjar në rrethanat çfarë ofrojnë mundësitë dhe jeta sociale në përgjithësi në Republikën e Kosovës e padyshim edhe në Ferizaj. Do të mundohemi që gjithmonë, përkundër vështirësive vërtet të jemi afër dhe edhe sot zotohem këtu që do të mbështesim gjithmonë këto grupe dhe në fakt programi dhe platforma ime kryekëput do të jetë familja. E kam thënë dhe po e them edhe këtu se 4 vitet e qeverisjes sime do të jenë vite të përkujdesit social, vite të përkushtimit për familjen. Më lejoni në emër të institucionit të Komunës t’iu uroj hapjen e kësaj qendre dhe njëkohësisht t’i falënderoj gjitha ata që janë bërë bashkë për të ndihmuar” tha Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Në një fjalë rasti edhe drejtoresha ekzekutive e Shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri, ka falënderuar Komunën e Ferizajt, përkatësisht Kryetarin e Komunës, Agim Aliu për mbështetjen si dhe gjithë bizneset lokale e të tjera që kanë ofruar ndihmën e tyre për hapjen e kësaj qendre.
Pas përmbylljes së ceremonisë, të pranishmit panë nga afër hapësirat e punës dhe rekreacionit në këtë qendër e cila gjendet në rrugën Gursel e Bajram Sylejmani.

36552223 1847216938657466 6009579126019588096 n - Hapet qendra e shoqatës Down Syndrome në Ferizaj

36517392 1847216935324133 815717458919817216 n - Hapet qendra e shoqatës Down Syndrome në Ferizaj

36654113 1847217021990791 3698691535982821376 n - Hapet qendra e shoqatës Down Syndrome në Ferizaj

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.