Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklarimit të zëdhënësës së Komisionit Europian, Maja Kocijanciq, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut. Ai ka thënë se ky qëndrim është i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës “Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënësës së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
![Haradinaj: Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr trepca 5 645x3301 - Haradinaj: Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2019/02/trepca-5-645x3301.jpg)