d21d2111111111111 560x416 - Heroi Ferizajas në Change, merr leje-qëndrimin në Francë

Florim Shehu nga Ferizaj, i cili ka tre vjet që jeton në Francë, ka marrë leje qëndrimin në shtetin francez ,pasi në muajin qershor kishte arritur të shpëtojë gjashtë persona, të cilët kishin mbetur të ngujuar nga përmbytjet si pasojë e një stuhie shiu që kishte kapluar qytetin Change.

33-vjeçari mori leje qëndrimi në një ceremoni solemne të organizuar nga komuna e Change.

Ai ndihet i lumtur që në historinë e Francës ka vend për të dhe shqiptarët. Mediat franceze e kishin krahasuar kosovarin me azilkërkuesin afrikan nga Mali, i cili pasi arriti ta shpëtonte një djalë të vogël që ishte varur në ballkonin e katit të katërt të një ndërtese, iu dha edhe shtetësia franceze.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.