130604836 3641970795848729 3388363494356552216 o 560x416 - Hiqet ora policore për Ferizajn

Me vendimin e sotëm të Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, bazuar në situatën epidemiologjike, Komuna e Ferizajt, kategorizohet me rrezik të mesëm të infeksionit, ku me këtë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve (ora policore) porse miratohen masa të veçanta si:

1. Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën18:00, në përputhje me “Manualin per mbrojtjen nga përhapja e Covid-19″;

2. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora05:00 deri në ora 18:00, ndërkaq pas orës 18:00 punojnë me shërbim”merr me vete” dhe “porosi me dërgese”, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

3. Të gjitha institucionet publike dhe private reduktojnë stafin e tyre bazuar në specifikat që kanë në përputhje me “Manualin për mbrojnë nga përhapja e Covid-19”.

4. Transporti publik lejohet të punojë me 50% te kapaciteteve, në përputhje me “Manualin per mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”

5. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të së njëjtës familje, në përputhje me “Manualin përmbrojtjen nga përhapje e Covid-19”

6. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri ne orën 18:00, nëpërputhje me “Manualin per mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

7. Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore te institucioneve vartëse të MKES dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapesirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), në perputhje me “Manualin përmbrojtjen nga përhapja e COVID-19”

8. Lejohen aktivitetet sportive në hapesira të mbyllura dhe të hapura;stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombetare sportive, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19” thuhet në njoftimim e komunës.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.