huawei p30 pro me gjashte kamera njoftohet per vitin e ardhshem 560x416 - Huawei P30 Pro me gjashtë kamera njoftohet për vitin e ardhshëm

huawei p30 pro me gjashte kamera njoftohet per vitin e ardhshem - Huawei P30 Pro me gjashtë kamera njoftohet për vitin e ardhshëm

Huawei P30 Pro do të arrijë në 2019 me rrjet 5G, siç e kemi dëgjuar tashmë, por mund të vijë edhe me gjashtë kamera të mëdha në bord.

Huawei P30 Pro, mund të paketojë më shumë kamera se çdo telefon tjetër, sipas shefit të kompanisë në tregun evropian, Walter Ji.

Në një intervistë, duke folur për një telefon të ri, ai tha: “Vitin e ardhshëm patjetër do të shohim më shumë risi në kamera, tani kemi tre, imagjinoni katër për vitin e ardhshëm”.

Ai vazhdoi të shpjegojë pse kjo është një shtesë e dobishme për telefonin: “Zmadhimi i fotografisë tri deri në pesë herë nuk është i mjaftueshëm; dhjetë herë zmadhim në cilësi të qëndrueshme me telefon, kjo është unike! Jemi duke zhvilluar kërkime në këto fusha, dhe mund të kemi një surprizë tjetër për ju. ”

Huawei ka qenë vazhdimisht inovative me P20 Pro dhe Mate 20 Pro kështu që presim që në 2019 të shohim edhe më shumë prej kompanisë.

Huawei po punon gjithashtu në një telefon të palosshëm, por nuk pritet që ta shohim atë deri në vitin 2019. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.