huawei perforcon poziten e dyte ne tregun global te telefonave 560x416 - Huawei përforcon pozitën e dytë në tregun global të telefonave

huawei perforcon poziten e dyte ne tregun global te telefonave - Huawei përforcon pozitën e dytë në tregun global të telefonave

Pavarësisht një ndalimi të shitjeve në SHBA, Huawei mbajti vendin e dytë të tregut global të telefonëve në tremujorin e fundit, sipas vlerësimeve të reja nga IDC.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018, shitësit e telefonëve dërguan gjithsej 355.2 milionë njësi, rënie prej 6% nga viti i kaluar.

Megjithëse Samsung është ende udhëheqësi i qartë i tregut me 20.3% të shitjeve totale, shitjet ranë 13.4% nga viti në në vit, me 72.2 milionë njësi të shitura.

Konglomerati i Koresë së Jugut vazhdon të ndjejë presion nga mungesa e pranisë së tyre në Kinë, tregu më i madh në botë për telefona, i cili përbën rreth 1/3 të dërgesave globale, ndërkohë që ballafaqohet me konkurrencë të ashpër në tregjet në zhvillim si India dhe Indonezia, nga markat kineze në rritje të shpejtë si Xiaomi, Oppo dhe Vivo.

Për tremujorin e dytë, Huawei u pozicionua në vendin e dytë, dërgoi 52 milionë telefona, duke kapur 14.6% të tregut të përgjithshëm telefonik, të nxitur nga shitjet e markës së tyre premium P20 dhe serisë Honor, e cila kryesisht synon klientë më të rinj online.

Me lansimin e fundit të serisë Mate 20 të Huawei-it, me Mate 20 Pro si një nga telefonat Android më të mirë të vitit 2018, nëse jo më i miri, është e sigurt se kompania do të ndez një konkurrencë të ashpër me Apple këtë sezon të festave. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.