Brezovicë/ Humb jetën nga një ortek bore zv/ministri i Diasporës, Arian Daci

Zëvendësministri i Diasporës në Kosovë, Arian Daci humbi sot jetën në Brezovicë, si pasojë e një orteku bore.

Policia e Kosovës në Ferizaj konfirmoi për KosovaPress që sot në Brezovicë, nga rënia e një orteku bore, ka mbetur i vdekur Arian Daci, zv/ministri i Diasporës në Kosovë, djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Dacit.

Nënkoloneli Basri Shabani tha se në gjendje të mirë ndodhet personi tjetër që ishte aty, Ardian Bakalli.

“Konfirmojmë që nga orteku që ka ndodhur sot, A. D ka humbur jetën. Personi tjetër është në gjendje të mirë”, tha nënkolonel Shabani.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh i tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lënduar Ardian Bakalli.

“Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit, si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj.

Edhe, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, reagoi pas vdekjes tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. Vdekja tragjike e Arian Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, tha Limaj.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.