auto aksident2 1 730x4401524947677 852x4601 560x416 - I vetmi i shpëtuar nga aksidenti në Ferizaj ende në gjendje kome

Në të enjten e javës së kaluar mbeti i lënduar rëndë nga aksidenti i ndodhur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Personi i lënduar që aktualisht gjendet në Kujdes Intensiv në QKUK, është personi i vetëm i shpëtuar nga aksidenti ku la të vdekur edhe tre të tjerë.

Gjendja shëndetësore e të shpëtuarit të vetëm nga ky aksident, vazhdon të jetë shumë e rëndë, shkruan Gazeta Fokus

Ai është ende në gjendje kome, pa ndonjë përmirësim, dhe i rrethuar me aparate të frymëmarrjes. Për gjendjen e tij shëndetësore ka folur Drejtori i Repartit të Kujdesit Intensiv, Naim Kuqi. ai tha për Gazetën Fokus se ky person është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe akoma po vazhdon të trajtohet në QKUK.

“Personi I cili është duke u trajtuar në kujdesin intensiv është në gjendje të rëndë shëndetësore me frymëmarrje artificial është I fjetur me barna dhe më tutje po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare”

Mbetet të shihet ditëve të ardhshme nëse do të ketë përmirësim ka shtuar Kuqi.