i zhdukuri ne ferizaj gjendet pa shenja jete 560x416 - I zhdukuri në Ferizaj gjendet pa shenja jete

Është gjetur pa shenja jete, në pasditen e kësaj të diele, Avdyl Kçiku, i shpallur i zhdukur që nga mbrëmja e së premtes në qytetin e Ferizajt.

Rastin e vdekjes së tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se vetura me viktimën është gjetur në dalje të Ferizajt, saktësisht rrugës për Nerodime.

“Personi i raportuar si i zhdukur është gjetur sot, ku një qytetarë e ka pa veturën e tij të parkuar.

Mjekësia ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, ka thënë Gashi për lajmi.net

Gashi ka bërë të ditur se është përdorur armë zjarri. I ndjeri ishte i 36 vjeçar.

i zhdukuri ne ferizaj gjendet pa shenja jete - I zhdukuri në Ferizaj gjendet pa shenja jete

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.