ice t arrestohet pasi shmangu pagesen e kalimit mbi nje ure te new yorkut 560x390 - Ice-T arrestohet pasi shmangu pagesën e kalimit mbi një urë të New Yorkut

Këngëtari Tracy Lauren Marrow, i njohur si Ice-T, ka probleme me ligjin e komunikacionit rrugor.

Artisti amerikan gjatë ditës së djeshme është arrestuar pasi që i është shmangur pagesës së kalimit në një urë të New Yorkut.

Burime për TMZ kanë zbuluar se ai u kap nga policia mëngjesin e së mërkurës kur po kalonte nga ura George Washington për në New Jersey.

ice t arrestohet pasi shmangu pagesen e kalimit mbi nje ure te new yorkut - Ice-T arrestohet pasi shmangu pagesën e kalimit mbi një urë të New Yorkut

Ai u përpoq të kalonte në anën e E-Z ku shoferët paguajnë taksat me një transmetues.

Megjithatë, këngëtari nuk bëri asnjë pagesë dhe vazhdoi të voziste veturën luksoze McLaren, por që më pas u kap nga policia njujorkeze.

Për të keqësuar gjendjen, vetura nuk ishte e regjistruar, gjë që policia ishte e detyruar ta arrestonte Ice-T.

Ndryshe, ai ka edhe shtatë vetura të tjera luksoze gjersa kishte planifikuar të mbante një koncert në Chicago. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.