![Ilaçi kundër demencës: Vaksina e re mund t’i përgjysmojë rastet e Alzheimerit ilaci kunder demences vaksina e re mund ti pergjysmoje rastet e alzheimerit - Ilaçi kundër demencës: Vaksina e re mund t’i përgjysmojë rastet e Alzheimerit](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/ilaci-kunder-demences-vaksina-e-re-mund-ti-pergjysmoje-rastet-e-alzheimerit.jpg)
Një studim i ri sugjeron se një vaksinë kundër Alzheimerit mund ta ketë aftësinë për t’i përgjysmuar rastet e pacientëve me këtë sëmundje.
Shkencëtarët e ndryshëm janë duke e zhvilluar një vaksinë e cila shfrytëzon ADN nga proteinat e Alzheimerit për ta mësuar sistemin e imunitetit t’i luftojë këta përbërës dhe t’i parandalojë të akumulohen në tru.
Vaksina e tyre nuk është përpjekja e parë për ta ngadalësuar progresin e Alzheimerit në këtë mënyrë, por ekipi hulumtues thotë se kjo vaksinë jepet në lëkurë, dhe nuk shfaq rrezik për ënjtje të trurit sikurse vaksinat e mëparshme.
Vlen të ceket se çdo 65 sekonda një amerikan e zhvillon sëmundjen e Alzheimerit, ndërkaq ky numër pritet të trefishohet deri në vitin 2050.
Përndryshe, ky artikull është publikuar në revistën prestigjioze ‘Alzheimer’s Research and Therapy’. /Telegrafi/