mallrat serbe 780x439 650x358 640x3521 560x352 - Importi i mallrave nga Serbia kap shifrën e 500 milionë eurove?

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiq ka thënë është e nevojshme të shihet se çfarë do të marrë Serbia në këmbim të pëlqimit për Kosovën që t’i bashkohet disa organizave ndërkombëtare.
Ai është shprehur se nuk mund të flasë për idenë e demarkacionit të Serbisë dhe Kosovës sepse ka interpretime të ndryshme, por gjithashtu ka shtuar se një zgjidhje e qëndrueshme afatgjatë është e nevojshme.

“Unë nuk kam ndonjë ide, por ne, si një parti, kur Vuçiq hapi ‘dialogun e brendshëm’, doli me një plan të qartë për zgjidhjen e kësaj çështje në tri faza”.

“Faza e parë do të ishte trajtimi i çështjeve ekonomike dhe plotësisht të eliminoheshin barrierat në mes Kosovës dhe Serbisë dhe jam i kënaqur që ne eksportojmë mallra me vlerë 500 milionë dollarë në Kosovë, të cilat do të shkojn deri në një miliardë.”, është shprehur më tutje Ljajiç.

“Faza e dytë do të merret zgjidhjen e çështjeve pronësore formimin e një komuniteti të komunave serbe dhe zgjidhjen e çështjeve të tragjëgimisë kulturore në Kosovë”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri serb ka shtuar se faza e tretë do të përfshinte pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me përjashtim të Kombeve të Bashkuara.

“Dhe le të shohim se çfarë do të marrë në këmbim nga pëlqimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare, sigurisht, përveç OKB-së. Pas këtyre tri fazave do të mbahet një konferencë ndërkombëtare, një lloj ‘Dejtoni’, ku çështja e Kosovës do të hapet plotësisht, për atë status”, tha në fund zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiç.