Një incident ka ndodhur të martën mbrëma në Toronto, në koncertin e reperit të njohur Pusha T.
41-vjeçari i cili njihet se si rivali i reperit Drake, po akuzon këtë të fundit se organizoi incidentin në këtë koncert.
Pusha T u detyrua ta ndalte koncertin në Toronto, krejt kjo ngase disa prej njerëzve në audiencë filluan të hedhin pije dhe gjësende në skenë.
![Incident në koncertin e Pusha T, reperi akuzon rivalin e tij Drake se organizoi ndërprerjen e shfaqjes incident ne koncertin e pusha t reperi akuzon rivalin e tij drake se organizoi nderprerjen e shfaqjes - Incident në koncertin e Pusha T, reperi akuzon rivalin e tij Drake se organizoi ndërprerjen e shfaqjes](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/incident-ne-koncertin-e-pusha-t-reperi-akuzon-rivalin-e-tij-drake-se-organizoi-nderprerjen-e-shfaqjes.jpg)
Pusha T (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)
Ndërkohë, një grup tjetër nga turma u vërsulën drejt skenës, në tentim për të hipur pranë reperit.
Pas kthimit në skenë, Pusha T akuzoi rivalin e tij Drake se ishte organizator i këtij incidenti, kjo për vet faktin se Drake është nga Toronto, dhe sipas 41-vjeçarit, ai ka angazhuar njerëzit e tij vendas për këtë sulm.
![Incident në koncertin e Pusha T, reperi akuzon rivalin e tij Drake se organizoi ndërprerjen e shfaqjes incident ne koncertin e pusha t reperi akuzon rivalin e tij drake se organizoi nderprerjen e shfaqjes 1 - Incident në koncertin e Pusha T, reperi akuzon rivalin e tij Drake se organizoi ndërprerjen e shfaqjes](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/incident-ne-koncertin-e-pusha-t-reperi-akuzon-rivalin-e-tij-drake-se-organizoi-nderprerjen-e-shfaqjes-1.jpg)
Drake (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)
Nga kjo ngjarje, tre fansa janë shtruar në spital me lëndime jo-serioze, teksa një person mori plagë të rënda.
Pavarësisht pretendimeve të Pusha T, burimet e US Weekly kanë thënë se Drake nuk ka të bëjë me incidentin në fjalë.
![Incident në koncertin e Pusha T, reperi akuzon rivalin e tij Drake se organizoi ndërprerjen e shfaqjes incident ne koncertin e pusha t reperi akuzon rivalin e tij drake se organizoi nderprerjen e shfaqjes 2 - Incident në koncertin e Pusha T, reperi akuzon rivalin e tij Drake se organizoi ndërprerjen e shfaqjes](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/incident-ne-koncertin-e-pusha-t-reperi-akuzon-rivalin-e-tij-drake-se-organizoi-nderprerjen-e-shfaqjes-2.jpg)
Pusha T (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)
Të njëjtat burime thonë edhe se nuk janë të sigurt nëse fansi më i lënduar që është në gjendje serioze, i mori plagët nga ngjarja në këtë koncert. /Telegrafi/
![Incident në koncertin e Pusha T, reperi akuzon rivalin e tij Drake se organizoi ndërprerjen e shfaqjes incident ne koncertin e pusha t reperi akuzon rivalin e tij drake se organizoi nderprerjen e shfaqjes 3 - Incident në koncertin e Pusha T, reperi akuzon rivalin e tij Drake se organizoi ndërprerjen e shfaqjes](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/incident-ne-koncertin-e-pusha-t-reperi-akuzon-rivalin-e-tij-drake-se-organizoi-nderprerjen-e-shfaqjes-3.jpg)
Pusha-T (Foto: Cindy Ord/Getty Images/Guliver )