Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një restorant në Ferizaj.
Nga ky rast nuk ka ndonjë person të lënduar.
Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas Veselit, ora elektrike në restorant ka marrë flakë dhe se zjarri më pas është lokalizuar.
“Rreth orës 19:15, ka qenë një incident zjarri në rrugën e Reçakut në Ferizaj, në një restorant, ora elektrike ka marrë flakë. Policia ka reaguar menjëherë, zjarrfikësit e kanë fikur zjarrin edhe KEDS-i e ka ndërprerë rrymën. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka pasur nevojë as për panik. Zjarri është lokalizuar shumë shpejt”, tha ai për KALLXO.com.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.