w 32 560x375 - Inspektorët bëjnë ekzaminimin e bombolave të gazit pas shpërthimit në Ferizaj

Ekipet e Inspektorëve nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me inspektorët e Punës në Regjionin e Ferizajt dhe me Policinë e Kosovës, kanë nisur ekzaminimin e bombolave të gazit dhe hapësirave të tjera brenda lokalit, ku të martën ndodhi një shpërthim i madh.

Si pasojë e shpërthimit, më shumë se 40 persona u lënduan.