![Ish-zëvendëskryeministri britanik i bashkohet stafit të Facebook ish zevendeskryeministri britanik i bashkohet stafit te facebook - Ish-zëvendëskryeministri britanik i bashkohet stafit të Facebook](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/ish-zevendeskryeministri-britanik-i-bashkohet-stafit-te-facebook.jpg)
Ish-zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg njoftoi sot se do t’i bashkohet stafit të Facebook për të ndihmuar gjigantin amerikan të internetit për të përmirësuar imazhin e dëmtuar nga skandalet.
Ish-lideri i partisë liberal-demokrate (qendër), Clegg e bëri këtë njoftim në profilin e tij në Facebook, pa saktësuar funksionin e saktë që do të kishte në Kaliforni, ku pritet të vendoset.
Agjencia britanike e lajmeve ”Press Association” raportoi nga ana e saj se ai do të merrte që ditën e hënë drejtimin e shërbimit të komunikimit të Facebook, duke konfirmuar një informacion të publikuar nga ”Financial Times”.
Clegg ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë e koalicionit të drejtuar nga konservatori, David Cameron midis viteve 2010 dhe 2015.