37979876 10156603239847451 8484723947835752448 n 852x4601 560x416 - Ismaili zbulon si do të duket spitali i Ferizajt: Do të jetë më moderni në vend

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ka zbuluar se si do të duket spitali i Ferizajt, gurthemeli i të cilit u hodh javën e kaluar.

Ismaili ka thënë se spitali i ri do të jetë bashkëkohor dhe do të përmbushë nevojat e rreth 250 mijë qytetarëve për shërbime mjekësore sekondare: 100 mijë banorëve të Ferizajt dhe rreth 150 mijë qytetarëve të qyteteve përreth, Shtimes, Kaçanikut, Vitisë e Shtërpcës.

37985321 10156603239862451 296627307798331392 n1 - Ismaili zbulon si do të duket spitali i Ferizajt: Do të jetë më moderni në vend

Ministri Uran Ismaili, më 25 janar të këtij viti, kishte nënshkruar kontratën për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt, i cili pas disa vitesh zvarritje, nisi të bëhet realitet.

Ministri Uran Ismaili tha se në më pak se tre vjet Ferizaj do të ketë një nga spitalet më moderne në vend.

“Kështu do të duket spitali i Ferizajt, nga më modernët në vend, gurëthemelin e të cilit e hodhëm javën e kaluar. Projekti ynë prej 10 milionë euro, do të ndërtohet në një hapësirë prej 2.7 hektarë. Objekti shtatë katësh me 22 mijë metra katrorë, do të ketë 220 shtretër dhe të gjitha hapësirat dhe pajisjet që përmbushin standartet e një spitalit të përgjithshëm. Urime edhe njëherë Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtime e Shtërpcë”, ka shkruar ministri Ismaili.

37979876 10156603239847451 8484723947835752448 n1 - Ismaili zbulon si do të duket spitali i Ferizajt: Do të jetë më moderni në vend

Investitor i këtij projekti 10 milionë euro është Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt. Ndërtimi i Spitalit të Ferizajt do të përfundojë pas 600 ditë pune (rreth 3 vjet).

Lokacioni ku do të ndërtohet spitalit i ri i Ferizajt, ka një hapësirë prej 2.7 hektarë, kurse objekti do të ketë 22 mijë metra katrorë.

Projektimi i spitalit është me shtatë kate, brenda të cilëve do të ketë 220 shtretër dhe të gjitha hapësirat tjera të nevojshme për punë dhe shërbime mjekësore.

Spitali i Ferizajt do të nisë punën me pajisje të reja dhe bashkëkohore, infrastrukturë që do të krijojë kushte për punë dhe shërbime cilësore për pacientë.

38003659 10156603239882451 8363331383023632384 n 1024x5861 - Ismaili zbulon si do të duket spitali i Ferizajt: Do të jetë më moderni në vend

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.