Loading...

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar sot gratë deputete të Kuvendit Komunal të Ferizajt, me ç’rast ka biseduar për aspektet që lidhen me fuqizimin e rolit të gruas dhe të rinisë në përgjithësi.
Fillimisht, ajo është pritur nga kreu i komunës, Agim Aliu, i cili nga afër e ka njoftuar për zhvillimet aktuale në komunë, duke u ndalur veçmas tek avansimi që i është bërë rolit të gruas në komunën e Ferizajt.

VIDEO

Më pastaj, ish-presidentja i është drejtuar të pranishmëve duke thënë se fokusi i këtij takimi ka të bëj me informimin lidhur me funksionimin e Fondacionit “Jahjaga” që ajo e drejton. Ka vë në dukje se ky fondacion në fokus do ta ketë fuqizimin e rolit të gruas dhe të rinisë në jetën e përditshme.
Në anën tjetër mirëseardhje ish-presidentes Jahjaga i ka dëshiruar kryesuesja e Kuvendit komunal, Kristina Gashi-Bytyçi, duke e falënderuar për bashkëpunimin që kanë pasur dhe që do ta kenë në vazhdimësi.

Tutje në këtë takim, ish-presidentja Jahjaga, është ndier e impresionuar me përparimet që ka bere komuna e Ferizajt në avansimin e të drejtave të grave, ndërsa ka shtuar se edhe përkundër kësaj një fuqizim më i madh i pjesëmarrjes së grave në jetën institucionale do ta fuqizonte edhe më shumë këtë rol. Madje ka potecuar se Kosova e ka një bazë të mirë legjislative por që ka ngecje në zbatimin e saj.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga është impresionuar edhe nga qeverisja lokale në kryje me Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka të emëruar edhe tri drejtore që udhëheqin tri drejtorit më të rëndësishme të komunës sonë, por edhe me emërimin e Kryesues së Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Pjesa tjetër e takimit ka vazhduar në formë të bashkëbisedimit me ç’rast gratë deputete por edhe pjesëmarrëset tjera kanë adresuar çështje të ndryshme.

jahjaga takon grate deputete te ferizajt kerkon fuqizim edhe me te madh te rolit te gruas ne jeten institucionale 1 - Jahjaga takon gratë deputete të Ferizajt, kërkon fuqizim edhe më të madh të rolit të gruas në jetën institucionalejahjaga takon grate deputete te ferizajt kerkon fuqizim edhe me te madh te rolit te gruas ne jeten institucionale 2 - Jahjaga takon gratë deputete të Ferizajt, kërkon fuqizim edhe më të madh të rolit të gruas në jetën institucionale

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.