auto Moti me shi15159416891 560x416 - Javë e ftohtë po e pret Kosovën

Kosovën po e pret një javë me mot të ftohtë por kryesisht të kthjellët, vende-vende edhe me ngrica.

Masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, të paraprirë nga një front i ftohtë, do të depërtojnë shpejt edhe mbi rajon, ku do të sjellin vranësira, erëra me reshje të dobëta shiu, dhe rënie të theksuar të temperaturave nën vlera mesatare. Në vise malore mbi 1000m, në ato pjesë kur priten të reshura edhe gjatë natës, paraqiten mundësi që reshjet e shiut të shndërrohen në borë.

Më pas një anticiklon i fuqishëm nga Azoret, përgjatë Evropës perëndimore do të shtrihet edhe mbi rajon, që pritet të sjellë mot stabil dhe kryesisht të kthjellët, por masat e ftohta ajrore do të mbeten, që do të vazhdojnë t’i mbajnë temperaturat e ulëta, e në orët e mëngjesit vende-vende priten edhe ngrica, transmeton KP.

25.09 – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët. Në mbrëmje edhe më ftohtë.

26.09-27.09 – Mot i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende mundësi edhe për ngrica.

28.09 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 12C, të hënën, në 0C deri +1C nga mesi i javës, ndërsa maksimalet nga 25C deri në 15C.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë mesatare dhe fuqishme nga verilindja 5-15m/s. Shtypja atmosferike do të rritet lartë mbi vlera normale.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.