julia roberts nuk dua te luaje me role romantike 560x416 - Julia Roberts: Nuk dua të luajë më role romantike

Fituesja e Oscarit thotë se nuk mund të luajë më në komeditë romantike, përveç nëse luan rolin e prindërve të aktorëve kryesorë.

Julia Roberts pohon se nuk do të shfaqet në rolet kryesore të filmave romantik shkaku se mosha nuk ia lejon një gjë të tillë dhe se me dëshirë do të luante nënën e akterëve të filmave kryesor.

“Kam ardhur deri tek pika në karrierën time, kur njerëzit mendonin se unë do të duhet t’i kthehem komedive romantike. Por ndonjëherë, ato nuk ju hyn në punë pasi që mosha e bën të veten. Do të luaja rolin e prindërve të dy personave të dashuruar”, tha Roberts

julia roberts nuk dua te luaje me role romantike - Julia Roberts: Nuk dua të luajë më role romantike

Julia Roberts dhe Daniel Moder

Aktorja në një intervistë për InStyle ka pohuar se ëndërron të duket e bukur dhe e freskët si kolegia, Blake Lively.

“Unë ëndërroj që të jem e bukur dhe të dukem si Blake Lively. Hej, vajza duhet të ëndërrojë”, tha 50-vjeçarja.

Lexo po ashtu:

Theksojmë se ajo gëzon sot një familje të shëndoshë në saje të martesës me kineastin Daniel Moder si dhe tre fëmijët e tyre.

Ndryshe, aktorja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.