kadaif 560x413 - Kadaif me kikirikë: Për të gjithë adhuruesit e ëmbëlsirave orientale

Shije e paharrueshme!

Përbërësit:

– 3 vezë,
– rreth 3-4 dl ujë të vakët,
– 900 g miell të bluar egër.

Për fill:  500 g kikirikë të pjekur.

Për sherbet:

– 1 kg sheqer,
– 1,3 l ujë,
– lëng nga gjysmë limoni.

Përgatitja:

Vezët tundni me pak ujë, shtoni 2/3 e miellit dhe mbetjen e ujit. Me duar ngjishni brumin që të bëhet i lëmuar dhe në dërrasë ngjisheni me miellin e mbetur derisa të bëhet brumë i fortë.

Shtrijeni në makinë për thella sikur për thella supe supe, sa më të holla dhe gjatësia le të jetë 15-20 cm. Nga kjo sasi do të mund të bëni 36 role: Vendosni thellat, sipër tyre një lugë kikirikë të bluar dhe bëni role.

Radhisni rolet në tepsi të lyer dhe piqni në rreth 200 gradë derisa të skuqen.

Mbi kadaifin e nxehtë qitni sherbetin e nxehtë në të cilin keni shtrydhur një limon.

Vërejtje: Sasinë e ujit dhe të miellit mundeni ta ndryshoni në raport me recetën, mirëpo mos shtoni më shumë vezë për shkak që brumi do të jetë shumë i fortë kur të piqet

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.