kamerat kapin kafshe te rralla ne parkun e tomorrit video 560x416 - Kamerat kapin kafshë të rralla në Parkun e Tomorrit (Video)
kamerat kapin kafshe te rralla ne parkun e tomorrit video - Kamerat kapin kafshë të rralla në Parkun e Tomorrit (Video)

Kamerat e përdorura nga specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit, regjistrojnë kafshë që mendoheshin të zhdukura apo të mërguara nga ky mjedis natyror.

Tashmë është një praktikë e re në ndjekjen dhe evidentimin e kafshëve në rrezik zhdukjeje apo të rralla në zonat pyjore të Shqipërisë.

Kohët e fundit këto kamera të fshehura, funksionojnë edhe në Malin e Tomorrit.

Nga kontrolli i bërë në kamerat-kurth të vendosura në këtë park, janë regjistruar filmimet e kafshëve mjaft interesante, transmeton atsh.

Në këtë park ka kafshë të rralla si ariu i murrmë, ujku dhe macja e egër.

“Nga kontrolli i kamerave-kurth në Parkun Kombëtar të malit të Tomorrit, deri më tani  rezultojnë kafshë të rralla si ariu i murrmë, mace e egër, derr i egër gjithashtu ka prezencë të madhe të kafshëve si dhelpra, baldosa, lepuri i egër, iriqi etj. Monitorimi i tyre është në vazhdimësi”, bëjnë me dije specialistët e faunës së egër në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Beratit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.