policia e kosoves 5418 1636 72351 560x374 - Kandidatët që kanë aplikuar për polic, këtu mund ta gjejnë rezultatin e testit me shkrim

Polica e Kosovës ka publikuar listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtarë policorë të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim me 15 dhe 16 shtator 2018.

Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70 për qind e më lartë do t’i nënshtrohen testit të shkathtësive fizike.

“Testimi i shkathtësive fizike fillon të mbahet nga data 1 tetor 2018 deri me __ Tetor 2018, vendi i mbajtjes së testimit fizik Qendra e Doktrinës dhe trajnimeve e FSK-së në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kandidatë të cilët duan më shumë informata rreth testimit të shkathtësive fizike mund t’i referohen udhëzuesit për testimin e shkathtësive fizike i cili është i publikuar në ueb faqen e Policisë së Kosovës në rubrikën “Mundësi punësimi”.

“Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen. Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit përzgjedhës në afatin prej (5) ditëve kalendarike, nga data e publikimit të rezultateve”, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.

Linkun me listën e rezultateve të testit me shkrim e gjeni KËTU

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.