kanguri qe kerceu ne det u shpetua nga dy police qe e terhoqen per bishti video 560x416 - Kanguri që kërceu në det, u shpëtua nga dy policë që e tërhoqën për bishti (Video)
kanguri qe kerceu ne det u shpetua nga dy police qe e terhoqen per bishti video - Kanguri që kërceu në det, u shpëtua nga dy policë që e tërhoqën për bishti (Video)

Policët e paemëruar nga Victoria e Australisë, patën një intervenim të pazakontë gjatë një pasdite, pasi u desh të shpëtonin një kangur që kërceu në det dhe nuk po mund të kthehej.

Ata intervenuan me shpejtësi dhe pasi e kapën për bishtin, arritën që ta nxjerrin në breg, transmeton Telegrafi.

Kafsha ishte pa ndjenja dhe nuk shfaqte shenja jete, derisa ata e mbajtën të mbuluar me batanije, derisa hapi sërish sytë.

Besohet se kanguri që nuk ka parë kurrë bregdet, nuk dinte si notohet ndërsa nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte. Sasia e madhe e ujit të kripur, ka bërë që ai të mos mund të qëndrojë si dihet.

Gjendja e kangurit tani është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po mbahen në një qendër të kujdesit për kafshë. /Telegrafi/

[embedded content]

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.