kanye west heq dore nga politika ia kthen shpinen donald trumpit 560x416 - Kanye West heq dorë nga politika, ia kthen shpinën Donald Trumpit

Reperi i njohur Kanye West ka arritur në konkluzionin se ai ka qenë vetëm një i përdorur për të përçuar mesazhe politike.

Si rrjedhojë, ai ka vendosur që së fundmi të distancohet nga Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, dhe lëvizja Maga.

Kanye njihej si person i afërt me Trumpin, por mesa duket e gjitha ka qenë marrëdhënie interesi.

kanye west heq dore nga politika ia kthen shpinen donald trumpit - Kanye West heq dorë nga politika, ia kthen shpinën Donald Trumpit

Kanye West dhe Donald Trump (Foto: Oliver Contreras – Pool/Getty Images/Guliver)

“Sytë e mi janë hapur dhe kuptoj se jam përdorur që të shpërndaj mesazhet tek të cilat nuk besoj. Distancohem tërësisht nga politika dhe jam fokusuar tek të qenit vetëm kreativ”, ka shkruar Kanye West në Twitter.

Dhe për të përforcuar këtë qëndrim, West theksoi se ndjehet keq për gjithë personat që kërkojnë azil dhe për prindërit që bëjnë të pamundurën t’i mbajnë fëmijët e tyre larg dhunës dhe luftës.

Lexo po ashtu:

I njëjti po ashtu ka falënderuar familjarët dhe fansat për mbështetjen dhe besimin e deri tanishëm.

kanye west heq dore nga politika ia kthen shpinen donald trumpit 1 - Kanye West heq dorë nga politika, ia kthen shpinën Donald Trumpit

Kanye West (Foto: Rob Kim/Getty Images/Guliver)

Kanye West muajve të fundit është kthyer në një prej personazheve më të diskutuar në media, kjo edhe për shkak se ai hoqi dorë nga rrjetet sociale, dhe u përfol se po mendon të zhvendoset në Chikago për të jetuar. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.