Policia Kufitare e Kosovës ka arrestuar sonte një person për hyrje ilegale në Han të Elezit, në zonën kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.
Gjatë kontrollit në pallton e personit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, janë gjetur katër paketime të mbështjella me rreth 2 kilogram substancë të llojit heroinë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe njësia e antidrogës në Ferizaj.
Është iniciuar rasti “Blerja, posedim shpërndarja dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Tentim kalimi ilegal i kufirit ose vijës kufitare”.
Substanca e dyshuar është konfiskuar, ndërsa personi i arrestuar dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.