karamel sutliash i mbushur me krem embelsire hit qe shkrihet ne gojen tuaj 560x416 - Karamel-sutliash i mbushur me krem: Ëmbëlsirë hit që shkrihet në gojën tuaj

karamel sutliash i mbushur me krem embelsire hit qe shkrihet ne gojen tuaj - Karamel-sutliash i mbushur me krem: Ëmbëlsirë hit që shkrihet në gojën tuaj

Kush nuk ka dëshirë të shijojë një ëmbëlsirë të shijshme në çdo vakt?

Përbërësit:

▪ 200 g oriz
▪ 250 g sheqer
▪ 1 qese xhelatinë pluhur
▪ 1 lugë kanellë
▪ 1 sheqer vanilje
▪ 1 litër qumësht
▪ krem

Përgatitja:

Në një enë qitni qumështin, lëreni në pllakë sobe (‘shporet’), ngroheni pak dhe shtoni 3 lugë sheqer dhe kanellë. Përzieni dhe shtoni orizin.

Kohë pas kohe duke e përzier zieni derisa të dendësohet.

Shtoni sheqerin vanilje dhe përzieni.

Treteni xhelatinën në ujë dhe lëreni të zbutet pastaj shtojani sutliashit.

Sheqerin e mbetur qiten në enën tjetër dhe fërgojeni derisa të marrë masë karamele ngjyrë të artë.

Në kallëp për toptha qiteni karamelen, shtoni sipër sutliashit dhe futeni në furrë të thahet 30 minuta në 50 gradë.

Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet. Të ftohur kthejeni mbrapsht në tabaka, në mënyrë që karamelja të jetë sipër.

Me mikser përzieni qumështin dhe shlagun, ndërsa mesin mbusheni me ndihmën e shiringës pastaj me krem zbukurojeni skajin e jashtëm.

Sipas dëshirës zbukurojeni me fruta arrore, transmeton Telegrafi.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.