![Kastro sjell këngën e re ‘Aliena’ kastro sjell kengen e re aliena - Kastro sjell këngën e re ‘Aliena’](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/kastro-sjell-kengen-e-re-aliena.jpg)
Këngëtari i talentuar gjilanas, Kastriot Aliu, ka sjellë një këngë të re për adhuruesit e tij.
I njohur me emrin artistik Kastro, ai sapo ka publikuar videoklipin e këngës së titulluar ‘Aliena’.
Kënga e re e Kastros është punuar në studion e tij, ‘Rose Music’, në Gjilan.
Në njoftimin e tij në Instagram për këngën e re, reperi ka shkruar: Vlerësimi ju takon juve! Klipi i parë”.
Projekti i ri është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa videoklipi mban firmën e regjisorit Alban Selimaj.
Kjo ishte kënga e tetë për Kastron, këngët e të cilit po pëlqehen mjaftë shumë nga rinia.
Kastro ka premtuar se pas këngës ‘Aliena’ së shpejti do të vij me projekte të reja. /Telegrafi/
[embedded content]