ProperBikeFit riding1 560x416 - Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni

Kilogramët e tepërt janë një problem serioz për shumë njerëz në ditët e sotme. Por humbja e peshës nuk është kurrë një punë e lehtë.

Zakonisht duhen dieta të rrepta dhe orë të gjata në palestër, shumë durim dhe përkushtim por padyshim edhe shumë kohë të lirë, diçka që pothuajse të gjithëve na mungon.

Ne shpesh fillojmë një regjim për humbje peshe por pas një kohe humbasim interesin, transmeton Klan Kosova.

Por sikur të kishte një mënyrë më të lehtë dhe më të thjeshtë për të humbur peshë?

Ne në fakt po ju tregojmë se ka një mënyrë shumë më të lehtë për të zhdukur të gjithë kologramët e padëshiruar – thjesht ndiqni katër hapat e mëposhtëm dhe shumë shpejt do të shihni se ia keni arritur qëllimit!

Hapi i parë: Rikonsiderojeni dietën tuaj

elite daily Jovana Rikalo1 - Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni

Përpiquni të minimizoni sasinë e sheqerit dhe karbohidrateve në dietën tuaj. Zëvendësoni pijet e gazuara dhe plot sheqer me çaj, ëmbëlsirat me fruta, arra, bajame, lajthi e të tjera dhe sheqerin me mjaltë.

Hani më shumë perime dhe ushqime me fibra.

Hapi i dytë: Bëni aktivitet fizik

courir en sante1 - Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni

Vraponi për 30 minuta në ditë dhe shumë shpejt do të shihni ndryshime pozitive në trupin tuaj. Nëse e keni të vështirë të vraponi 30 minuta në fillim, filloni duke ecur dhe me më pak minuta.

Gradualisht shtoni numrin e minutave dhe ecjen zëvendësojeni me vrapim. Vrapimi djeg 2,5 herë më shumë kalori se ecja.

Notoni të paktën 30 minuta 2-3 herë në javë. Zgjidheni stilin dhe ritmin që ju e pëlqeni. Gjëja më e rëndësishme është të jeni në lëvizje, sepse çfarëdo ushtrimi në ujë ju ndihmon të dobësoheni më shpejt: një orë not intensiv ju ndihmon të digjni 500 kalori.

istock 4482967 small1 - Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni

Vozitja e biçikletës është një nga ushtrimet më të mira që mund t’i bëni nëse doni të humbni peshë. Aplikojeni 2-3 herë në javë.

ProperBikeFit riding1 - Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni

Hapi i tretë: Forconi muskujt

Ushtrimet kardio ju ndihmojnë të largoni kilogramët e tepërt por nuk e bëjnë barkun tuaj të jetë krejtësisht i rrafshët.

Prandaj, përpos ushtrimeve kardio duhet t’i aplikoni edhe disa ushtrime të tjera që t’i forconi muskujt tuaj.

Ushtrimi ‘vakum’

2 111 - Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni

Ky është një ushtrim shumë i mirë. Për ta bërë këtë, vetëm thitheni të gjithë ajrin nga mushkëritë tuaja, tërhiqni muskujt dhe mbani frymën tuaj për 15-20 sekonda. Përsëriteni këtë 10 herë, 3-4 herë në ditë dhe disa javë më vonë do të vini re se beli juaj është zvogëluar.

Plank

2941960 Depositphotos 181594593 xl 2015 1530003677 728 c6f6d5c6e1 15319336641 - Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni

Një ushtrim i thjeshtë por shumë efektiv. Qëndroni në këtë pozitë si në foto 2-3 herë në ditë për 30 sekonda, duke shtuar gradualisht kohën.

Përpos që ky ushtrim djeg kalori, i bën edhe muskujt tuaj më të fortë, përmirëson qëndrimin tuaj dhe lehtëson dhimbjet e shpinës.

Hapi i katërt: Relaksoni muskujt tuaj

2942010 40802860 2 35 0 1523535987 1523535991 1500 1 1523535991 728 8aa7f7fe28 15319336641 - Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni 2942060 2907260 31241 0 1531810333 0 1531815561 0 1531837794 1531842196 1200 1 1531842196 728 068c17850a 15319336641 - Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni

BONUS:

cold shower1 - Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni

Pas ushtrimeve, bëni një dush të ftohtë.

Temperaturat e ulëta jo vetëm ndihmojnë për të zvogëluar sasinë e acidit laktik në trup që shkakton dhimbje të muskujve, por gjithashtu djegin kalori shtesë sepse e bëjnë trupin të punojë më shumë për të mbajtur ngrohtë.

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.