Katër persona kanë sulmuar rojen e një kompanie të materialit ndërtimor në Ferizaj, gjatë orarit të tij të punës.
Të armatosur dhe të maskuar ata kanë sulmuar fizikisht rojën dhe kanë grabitur depon.
“Ferizaj 14.12.2020-00:50. Viktima mashkull kosovar roje në një depo të materialit ndërtimor ka pësuar lëndime se ishte sulmuar fizikisht në vendin e punës nga katër persona të maskuar dhe armatosur me armë zjarri dhe të ftohta. Të dyshuarit viktimës ia kishin grabitur kuletën dhe një telefon celular”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas raportit të policisë, “Të dyshuarit kishin hyrë edhe në zyrat e depos ku dyshohet se kishin marrë një shumë parash shuma e të cilave nuk dihet, pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.