Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajit ka konfirmuar aksidentin e rëndë trafiku që ndodhi para pak çastesh në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona. Rastin e ka treguar për “Indeksonline”, Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Agim Gashi.
Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur para pak castesh në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, respektivisht tek vendi i quajtur “Kulla me Çeshme”.
Mësohet se dy persona kanë mbetur të lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencën e ambulancës në komunën e Kaçanikut, shkruan Indeksonline
Ishte pikërisht ky vendi ku para disa javësh u aksidentuan dy policët kosovar, Maslor Dashi dhe Armend Trena. Ata ishin përplasur me veturën e tyre duke rënë në lumin Lepenc. /botapress/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.