Loading...

Këngëtari ferizajas, Jetmir Hyseni, kanë rezultuar negativ në dy testet e fundit. Ai, e ka konfirmuar lajmin e mirë në faqen e tij në Facebook, shkruan “Kosovarja”.

Më poshtë, mbishkrimi i të shëruarit nga Covid 19

COVID-19 REZULTATI NEGATIV

Pershendetje të dashur qytetarë të Republikës,

Unë sot përfundimisht,mbas plotë 23 dit qendrimi në Repartin Infektiv në QKUK,me vullnetin e Zotit, në dy testet e bëra, dje dhe sot, rezultova negativ.
Dua t’ju bëj me dije se ky virus më ka shkaktuar mundime, temperaturë të lartë dhe ethe të papërshkrueshme, pneumoni që u konfirmua me anë të rentgenit dhe testit të gjakut. Mos i ndëgjoni ata që thonë “Hajt se s’osht kurrgjo, grip hesapi”. Nuk po them të bëni panik, por mos e neglizhoni. RRINI N’SHPI!
Dua t’ju them të gjithë atyre që me fjalë plot helm flasin keq për stafin shëndetsor, ta kenë frikë Zotin, sepse kurrë hakut nuk mund t’u dalim. Gjat qëndrimit tim ketu,një infermiere rezultoi pozitiv, nga shkaku që e ka harruar veten duke u kujdesur parreshtur për neve pacientëve të prekur me Covid-19.Zoti e shëroftë sa më shpejt!
Kujdesin e mjekëve, teknikëve dhe infermiereve ndaj pacientëve e vlerësoj në superlativ.
Pas shuarjes së kësaj epidemie, pas kthimit në normalitet, do ti vizitoj të gjithë këta heronjë, do ua puth duart me përulësi e respekt dhe t’u them se u jam borgjli përjetë! Këta janë miqtë e mi të përjetshëm. Ju nuk e keni idenë se sa të kujdesshëm janë! Mos folni keq për ata sepse bëni shumë mëkat! Respektoni dhe duani ata! Me zemër dhe përulësisht u them FALEMINDERIT dhe ZOTI JU SHPËRBLEFTË!

Falemnderit familjarëve e miqve që më kanë kontaktuar dhe ma kanë lehtësuar dhimbjen e mërzinë!

Unë po kthehem në shtëpi! Do të qëndroj në izolim si mbarë populli.
Jam mërzitur shumë për prindërit, fëmijtë mi, bashkëshorten time,vellaun tim dhe gjith miqtë e mi, por unë do të qëndroj fizikisht pa miqtë e mi, deri në largimin e plotë të pandemisë dhe deri sa shteti të konkludon se lejohen kontaktet fizike.

Unë shpresoj shumë që së bashku të festojmë kur të vijnë ditë më të mira. Deri atëherë do t’u këndoj njerëzve të shtëpisë dhe juve miq në rrjetet sociale. Distancimi mbetet vetëm fizik, por jo edhe social.

DASHNI E RESPEKT!
RRINI N’SHPI!

JETMIR HYSENI
Bibaj,Ferizaj

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.