Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër dy të pandehurve.
Me datë 21.01.2019, i pandehuri SH.O., është arrestuar në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar për shkak të veprës penale “Falsifikim i dokumentit” dhe ndaj tij nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se kundër të pandehurit E.H., ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit sepse ekziston dyshimi i arsyeshëm se tek i pandehuri E.H., janë gjetur sasi narkotike të llojit marihuanë, me peshë 17.54 gram, sasi kjo e ndarë në pesë vende, tri qese dhe dy cigare (gjointa) e të cilën sasi e ka pasur në posedim me qëllim që ta shes apo ta shpërndajë, me të cilën do të kryente veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” .
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.