be kosova 780x439 11 560x416 - Këshillit i ministrave të BE-së, heqja e vizave për kosovarët nuk është pjesë e agjendës

Premtimet e institucioneve të Kosovës kanë qenë që në takimin e fundit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për këtë vit do të merret vendimi për heqjen e vizave për kosovarët, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Madje këtë javë pritet të vuloset shtyrja e liberalizimit, pasi kjo çështje nuk është futur në agjendën e takimit të Këshillit, që mbahet më 6 dhe më 7 dhjetor.

Për më shumë se tetë vjet radhazi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës u premtuan liberalizim qytetarëve, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë as përgjatë këtij viti. Madje gjatë këtij muaji (dhjetor) nuk pritet të merret as vendimi mbi këtë çështje, përmes së cilit do të tregohej qartë se prej cilës datë kosovarët do të mundë të lëviznin lirshëm në Zonën Schengen.Kjo pasi që liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është futur fare në agjendën e Këshillit të Ministrave, ani pse mbledhja e këtij institucioni do të mbahet në fund të kësaj jave.

Ndërkohë, për heqjen e vizave tashmë kanë votuar Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.