w 4 560x360 - Kështu u festua Viti i Ri në Wuhan, qendrën e shpërthimit të Covid-19

Turma të mëdha njerëzish pushtuan rrugët mbrëmjen e së premtes në qytetin qëndror kinez të Wuhanit, duke festuar ardhjen e vitit 2021, pas një viti që i dëmtoi pandemia vdekjeprurëse duke vrarë mijëra njerëz atje.

Në përputhje me traditën, qindra banorë u mblodhën para ndërtesës së vjetër të Shtëpisë së Doganave Hankow, një nga vendet më të populluara. Kur ora e vjetër e ndërtesës shënoi mesnatën, të grumbulluarit lëshuan tullumbacet nga dora dhe brohoritën “gëzuar Viti i Ri”, raporton CNN.

“Jam shumë i lumtur”, deklaroi një studente 20-vjeçare për CNN. “Kjo është hera ime e parë në Wuhan. Numërimi mbrapsht ishte spektakolar”.

Siç raporton mediumi amerikan, në Wuhan kishte një prani të madhe të forcave policore dhe kontroll të rreptë të turmës. Personelë të sigurimit u panë duke u thënë njerëzve se vënia e maskave është obligative për qëndrim atje.

Festimet ndodhën 12 muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi për rastet e para të një virusi të panjohur që shkaktonte pneunomi në Wuhan, i cili më pas u bë i njohur si koronavirus.

Një ekip i ekspertëve të OBSH-së ka planifikuar të vizitojë Kinën në janar të 2021-ës për të hetuar origjinën e pandemisë.

210101094624 wuhan new year 2021 p2 exlarge 169 768x4311 1 300x168 - Kështu u festua Viti i Ri në Wuhan, qendrën e shpërthimit të Covid-19

210101095318 wuhan new year 2021 p3 exlarge 169 768x4311 1 300x168 - Kështu u festua Viti i Ri në Wuhan, qendrën e shpërthimit të Covid-19

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.