43462162 1069204666586774 6657204780588335104 n 1539081055 54104391 560x347 - Këta janë dy serbët që rrahën kosovarët në Novi Sad

Autoritetet e sigurisë në Serbi kanë arrestuar huliganët serbë që rrahën brutalisht dy kosovarët pasi të njëjtit flisnin shqip në rrugët e Novi Sadit.
Në mesin e të arrestuarve janë V. Radiq (22 vjeçar) dhe D. Radiq (23 vjeçar), shkruan Indeksonline.

dushan 33 1539080798 18297131 - Këta janë dy serbët që rrahën kosovarët në Novi Sad

asdsacascasc 1539080844 32113291 - Këta janë dy serbët që rrahën kosovarët në Novi Sad

Ndryshe, për sulmin ndaj kosovarëve është deklaruar edhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq.

“Pas një hetimi intensiv në disa shtigje, ka identifikuar të gjithë sulmuesit që rrahën dy të rinj dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale. Janë gjetur edhe rrobat që i kishin të veshura të dyshuarit të dielën në mëngjes me rastin e sulmit, që është e rëndësishme për vazhdim të hetimeve”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se njëri nga të sulmuarit, Çlirim Maloku, 19 vjeç, gjendet në spitalin ku edhe ka kryer një operacion në kokë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.