auto safvsagv 640x41015284510451 560x416 - Këta janë tre të rinjët që humbën jetën mbrëmë në aksident trafiku

Tre të rinjtë që humbën jetën në aksident

Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 00:40 minuta, në rrugën magjistrale Kaçanik – Ferizaj, kanë humbur jetën tre persona dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Magazina ka mësuar se viktima janë tre të rinjët nga Kaçaniku; Enis Ceka, Artan Lika dhe Flamur Berisha.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Astra, me targa lokale Flamur Berisha, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh skaj rruge dhe duke u rrokullisur me automjetin, me ç’rast vozitësi dhe tre pasagjerët, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda e si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tre pasagjerët janë dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i tretë është në mjekim intensiv.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.