w 14 560x416 - Këto janë vajzat që shantazhuan një person në Ferizaj, ia kërkuan 30 mijë euro!

Autoritetet e sigurisë kanë arrestuar dje dy vajza nën dyshimin se kanë shantazhuar një person në Ferizaj.

Policia e Rajonit të Ferizajt ka konfirmuar se viktimës I.V. i janë kërkuar 30 mijë euro për ta hequr një padi ndaj vëllait të viktimës për një rast të mëhershëm.

Indeksonline ka mësuar identitetin e dy vajzave,  të cilat janë motra. Sanije Krasniqi (1984) si dhe Shehrije Krasniqi, 1987.

Të dyshuarat, që jetojnë në fshatin Smallushë të Lipjanit, janë kapur në flagrancë derisa kishin shkuar për të marrë shumën e kërkuar.

Sanije Krasniqit i është caktuar masa e paraburgimit, derisa motra tjetër është lëshuar me procedurë të rregullt.

Mësohet se për disa ditë rresht, dy të dyshuarat , në mënyrë sistematike e kishin shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash prej 30.000 Euro për të tërhequr padinë ndaj vëllait të viktimës për një rast të mëhershëm i cili gjendet në paraburgim.

“Të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit dhe të dyshuarat janë arrestuar në flagrancë derisa ishin duke i marrë 30.000 euro nga viktima. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarës së parë S.K. është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara tjetër SH.K.lirohet në procedurë të rregullt. Rasti pas kompletimit do të procedohet në Prokurori”, thuhet në sqarimin e institucioneve të drejtësisë. /Indeksonline/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.