auto 44023502 1995044810541344 7904193692544532480 o15395501801 560x416 - KH “Kastrioti” bën historinë, kualifikohet në raundin e tretë të garës evropiane të hendbollit

Djemtë nga Ferizaj në praninë e mijëra shikuesve në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton”, ofruan lojë të mirë.

Klubi i hendbolit nga Ferizaj “Kastrioti” ka fituar të dielën ndeshjen e dytë të kthimit kundër klubit estonez të hendbollit “HC Tallinn” me rezultat 26:25.

Djemtë nga Ferizaj në praninë e mijëra shikuesve në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton”, ofruan lojë të mirë.

Nërkaq për të parë këtë ndeshje dhe për të mbështetur hendbollistët vendas, ishte edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me drejtorët e kësaj komune.

KH “Kastrioti” tani do të udhëtoj në vazhdim të kësaj gare në Belgjikë më datën 17 nëntor ku do të përballet me klubin belg të hendbollit “Vise”.

Tifozëria “Ujqit”, mijëra shikues që ofruan atmosferë festive dhe loja fenomenale e hendbollistëve ferizajas shënuan këtë natëqë do të mbahet mend gjatë.

Ky sukses i KH “Kastrioti” shënon sukses të jashtëzakonshëm në hendbollin kosovar, duke e kualifikuar në raundin e tretë këtë klub në ligën kampionale.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.