KHF Ferizaj është eliminuar nga Kupa Evropiane. Në kuadër të rrethit të tretë të kësaj gare, kampioni i Kosovës në konkurrencë të femrave u përball me skuadrën turke Muratpasha Belediyesi.
Të dy ndeshjet janë luajtur në Antalya të Turqisë.
Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën, Ferizaj e humbi me rezultat 40:15. Ndeshja e dytë e luajtur të dielën përfundoi 32:16 në të mirë të skuadrës turke që kështu avancon tutje.
Albulena Kelmendi i realizoi pesë gola për Ferizajn. Kaltrina Domaneku e Aida Stagova shënuan nga tri herë.
KHF Ferizaj – Muratpasha Belediyesi 16:32 (4:16)
Ferizaj: Kelmendi 5, Domaneku 3, Stagova 3, Kupina 2, Sylejmani 2, Qekini 1, Basha, Stojkovska, Huruglica, Trenovska, Rashiti.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.