kida konfirmon largimin nga on records jam zog i lire pas perfundimit te kontrates 10 vjecare 560x416 - Kida konfirmon largimin nga On Records: Jam zog i lirë pas përfundimit të kontratës 10 vjeçare
kida konfirmon largimin nga on records jam zog i lire pas perfundimit te kontrates 10 vjecare - Kida konfirmon largimin nga On Records: Jam zog i lirë pas përfundimit të kontratës 10 vjeçare

Kida ka pranuar se ajo do të largohet nga On Records pas përfundimit të kontratës. 

Edhe këtë të shtunë “Shiko kush luan” veç lojrave, të qeshurave dhe argëtimit, bëri që të kemi deklarata të cilat nuk ishin thënë më parë.

Këngëtarja nga Kosova, Kida, foli për herë të parë në lidhje me kontratën që ka me “On records”.

Mediat kanë folur për një largim të Kidës nga kompania menaxhuese e saj dhe ajo vendosi ta sqarojë në “Shiko kush luan” si qëndron e vërteta.

“Po është e vërtetë që unë përfundoj kontratën time 10 vjeçare me “On Records”. Pas kësaj do jem një zog i lirë”, tha Kida, duke shtuar se mund të bashkëpunojë sërish me djemtë por e vërteta është që kontrata përfundon.

Kida është një nga artistet më të pëlqyera të momentit dhe “diamanti” i “On Records”.

Nuk e dimë a do të ketë një rinovim kontrate apo do të nënshkruajë me një tjetër shtëpi diskografike por ajo që nuk ndryshon është dashuria e fansave për Kidën.

E sigurtë është që do të vazhdojë të bëjë këngë të bukura. /tch/

[embedded content]