kim kardashian jam konservative ne jeten private dalloj shume nga personaliteti im publik 560x416 - Kim Kardashian: Jam konservative në jetën private, dalloj shumë nga personaliteti im publik
kim kardashian jam konservative ne jeten private dalloj shume nga personaliteti im publik - Kim Kardashian: Jam konservative në jetën private, dalloj shumë nga personaliteti im publik

Kim Kardashian është e njohur për bujën që bën në rrjetet sociale përmes fotografive nudo. Mirëpo, pas dyerve të mbyllura, 37-vjeçarja është më e përmbajtur.

Ajo madje ka thënë se është turpshme dhe e tërhequr në krevat, përkundër se njihet si person shumë i hapur seksualisht në publik.

“Është vërtet interesante, sepse në shtëpi jam shumë më konservative në krahasim me personalitetin tim publik”.

“Personaliteti im publik është i egër seksual. Mirëpo, në realitet unë nuk ndihem aspak rehat kur flas për seksin dhe jam shumë më konservative kur është fjala për këtë”.

Lexo po ashtu:

“Mund të shkoj në fotosesion dhe të jem krejtësisht lakuriqe para 50 njerëzve gjatë fotografimit, por kur jam një me një, intime në krevat, jam e turpshme dhe e pasigurt”, ka thënë bukuroshja për revistën Richardson.

Kujtojmë që Kim u bë e famshme pikërisht përmes një videoje erotike me ish-të dashurin e saj, Ray J.

Ndërsa gjatë karrierës ka pozuar lakuriqe për revista, si Playboy, Paper, W e Love. Njëherësh ajo i ka pushtuar rrjetet sociale me imazhe nudo, si edhe për nevojat e fushatës reklamuese të brendit të saj KKW Beauty.

Së fundmi ajo është zhveshur sërish duke pozuar për ballinën e revistës Richardson. /Telegrafi/