Ajo tashmë është nënë e tre fëmijëve.
Por Kim Kardashian zbuloi se burri i saj Kanye West po e ngacmon atë për të bërë më shumë fëmijë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ajo tregoi në episodin e së dielës në “Keeping up with the Kardashians”, se Kanye West po e ngacmon duke i thënë se dëshiron të ketë shtatë fëmijë.
![Kim Kardashian thotë se Kanye West e ngacmon duke i kërkuar të bëjnë sërish fëmijë kim kardashian thote se kanye west e ngacmon duke i kerkuar te bejne serish femije - Kim Kardashian thotë se Kanye West e ngacmon duke i kërkuar të bëjnë sërish fëmijë](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/kim-kardashian-thote-se-kanye-west-e-ngacmon-duke-i-kerkuar-te-bejne-serish-femije.jpg)
Kim Kardashian West (Foto: Nicholas Hunt/Getty Images/Guliver)
Sidoqoftë, Kim e cila fëmijën e tretë e solli përmes një nëne zëvendësuese, për arsye mjekësore, nuk është e etur të ketë më shumë fëmijë, dhe ajo ka një arsye më specifike.
Ajo tutje shtoi se bërja e një tjetër fëmije është e papërshtatshme në një botë kaq të pasigurtë.
![Kim Kardashian thotë se Kanye West e ngacmon duke i kërkuar të bëjnë sërish fëmijë kim kardashian thote se kanye west e ngacmon duke i kerkuar te bejne serish femije 1 - Kim Kardashian thotë se Kanye West e ngacmon duke i kërkuar të bëjnë sërish fëmijë](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/kim-kardashian-thote-se-kanye-west-e-ngacmon-duke-i-kerkuar-te-bejne-serish-femije-1.jpg)
Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)
“Unë nuk mundem kurrë, veçanërisht në botën ku jetojmë”, shtoi ajo.
Përndryshe, Kim ka tre fëmijë: vajzat North dhe Chikago, dhe djalin Saint. /Telegrafi/
![Kim Kardashian thotë se Kanye West e ngacmon duke i kërkuar të bëjnë sërish fëmijë kim kardashian thote se kanye west e ngacmon duke i kerkuar te bejne serish femije 2 - Kim Kardashian thotë se Kanye West e ngacmon duke i kërkuar të bëjnë sërish fëmijë](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/kim-kardashian-thote-se-kanye-west-e-ngacmon-duke-i-kerkuar-te-bejne-serish-femije-2.jpg)
Kim Kardashian (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)