auto pune 1529510140 280937115295109181 560x384 - Kjo kompani amerikane premton 1,000 vende të reja të punës në Kosovë

Korporata Amerikane “Sutherland Global”, në një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, paralajmëroi hapjen e 1,000 vendeve të reja të punës në Kosovë, në fushën e teknologjisë informative.

Sipas një njoftimi për media, të lëshuar nga Kuvendi, Veseli takoi të mërkurën në Prizren përfaqësuesit e korporatës amerikane “Sutherland Global”, e cila merret me procesimin e shërbimeve biznesore.

“Ne shumë shpejt do të kemi liberalizimin e vizave, por ne duhet të punojmë që rininë ta mbajmë në Kosovë dhe perspektivën ta ketë këtu. Sikur këtë kompani, inkurajoj edhe kompani të tjera që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë”, citohet të ketë thënë Veseli.

Zëvendësdrejtori i kompanisë, Ks Kumar, tha se për katër muaj të operimit të saj në Kosovë, kompania ka arritur të punësojë 150 të reja dhe të rinj kosovarë.

“Besoj që për një periudhë prej 18-24 muajsh, do të jemi në gjendje të ofrojmë edhe 1 mijë vende të reja pune për kosovarët”, theksoi Kumar./kosovasot/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.